Një familje e përkushtuar kuzhinierësh

Ne kemi krijuar ushqime të shijshme për më shumë se 4 vjet

Kush jemi ne?

Nona Chain është zinxhiri më i madh i bar kafe, restorante, fast food, gatime tradicionale dhe kreperi, me vendodhje në pikat kyçe të Tiranës dhe bregdetin e jugut, për të qenë pranë çdokujt që dëshiron të ndjejë shijen e vërtetë dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve të preferuara.

Nona Chain ndërton brande që prej vitit 2018, e ndaj është gjithmonë në kërkim të cilësisë së lartë dhe pranë klientëve për të festuar shijen në çdo moment.

Brandet e zinxhirit të Nona Chain kanë një perspektivë të ngritur me themele të forta e punë të palodhur, duke e bërë kështu një ndër brandet konkurruese në gjithë Shqipërinë, në sektorin ku operon. 

Nga fillimet e përulura

Nona Chain përfshin një game të gjerë produktesh të prodhimit ushqimor duke nisur me gatimet tradicionale që mund të shijohen tek “Nona Plot me Gjona” të ëmbëlsohesh tek kreperitë “Koko” e të shijosh një kafe pranë bar kafeve “Lavazza” me lokacione në qendrat tregtare më të njohura siç janë: TEG dhe QTU. Duke vijuar më tej me restorantet ku specilitetet e të cilave variojnë nga kuzhina mesdhetare, e lokalizuar në restorantet, si: “Ulliri” TEG dhe “Ulliri” Center, deri te shija aziatike, e cila ofron sushit më të mira në kryeqytet, Vila “Yamato”.

Gjatë sezonit të verës Nona Chain vjen më afer pushuesve me Nazar në Green Coast që konsiderohet si destinacioni kryesor i rivierës së jashtëzakonshme shqiptare, frymëzuar nga vlerat tradicionale të zones.

Disa fakte rreth nesh

2021: 203 punonjës

2022: 450 punonjës (54.89% > se viti i kaluar)

54% e punonjësve femra

46% e punonjësve meshkuj

Numri i klientëve në një ditë: 3386

Asete Totale 2021 3.3 min euro

Të ardhurat totale 2021: 10 min euro

Taksa të paguara në 2021: 500.000 euro

Produkte të ofruara për klientët: 2.000 produkte